VIDEO/ Viti i Ri shkollor në Gjirokastër, 3065 nxënës janë ulur sot në banka

Jugulajm.net
1 Min Read

3065 nxenes jane ulur ne bankat e shkolles ne Gjirokaster me nisjen e vitit te ri shkollor.

218 vogelushe do te nisin rrugetimin e dijes ne klase te pare, shifer kjo thuajse e njejte me vitin e kaluar, ku ne klase te pare u regjistruan 201 femije.

E njejta situate eshte edhe me rregjistrimet ne klasen e dhjete, ku numri i nxenesve eshte thuajse i barabarte me vitin e kaluar.

Kete vit ne klase te dhjete jane rregjistruar 279 nxenes ndersa vitin e kaluar 254.

Problematike mbetet situata per nxenesit e shkolles ” Urani Rumbo” te cilet jane te detyruar te zhvillojne mesim me turne per shkak te rikonstruksionit te shkolles.

Vec veshtiresive ne mesim problem ne kete shkolle mbetet edhe implementimi i programit “After School”.

Ne Gjirokaster sfide me vete mbetet rritja e cilesise se mesimdhenies, sidomos ne zonat rurale ku klasat jane shpesh me dy ose tre nxenes dhe larg shkollave te bashkuara.

Share This Article