Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Roskovec, ku një person plagosi me çekiç ish-vjehrrin e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Suk të Roskovecit, pas një konfliki.
Bëhet me dije se ai ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku pas një konflikti me babain e saj e ka goditur me çekiç.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se personi i dyshuar si autor është daja i deputetes Zegjine Çaushi.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga vendi, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.




