Kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo, e cila ishte edhe kandidate për deputete, ka pranuar propozimin e bërë nga kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, për t’u emëruar nënkryetare e Bashkisë që drejtohet nga socialistët.
Manjola Nikollo dha dorëheqjen si kryetare e PD-së në Sarandë për të marrë pjesë në primare, më pas ajo hoqi dorë edhe nga pjesëmarrje në listën e hapur të PD-së në qarkun e Vlorës më 11 maj.
Kujtojmë se këtë javë është bërë e ditur se dhe ish-deputetja e PD-së Zhani Gjergji mori detyrën e drejtoreshës së spitalit të Elbasanit.




