“Paketa e Maleve”, Rama u bën “rreshtore” kryebashkiakëve, i merr me radhë duke…

Jugulajm.net
3 Min Read

Kryeministri Edi Rama, është treguar kritik ndaj kryebashkiakëve të Shqipërisë për Paketën e Maleve. Gjatë një aktiviteti kryeministri u kërkoi atyre që të dorëzojnë sa më shpejt hartat e zonave prioritare.

Rama iu drejtua kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj: Më dëgjon ti kryetari i Bashkisë së Kukësit? Ti më dëgjon por nuk di a më kupton sepse një nga shtysat kryesore për Paketën ishin kuksjanët sepse interesi për të investuar është i lartë prej aty që jetojnë jashtë.
Ka 5 muaj që i ke në dispozicion të gjithë instrumentet dhe ende nuk ke sjellë hartën që është fare e thjeshtë nuk ka shkencë. Hiq qytetin dhe i gjithë territori përveç zonave të mbrojtura është brenda kësaj pakete.

Ndërsa krybashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarit e akuzoi se nuk e ka kuptuar ligjin për Paketën e Maleve.

Rama: Ça të ka penguar ty Kreshnik që të bësh hartën dhe t’i sjellësh.
Hajdari: E kam dërguar
Rama: Ku e ke dorëzuar?
Hajdari: I kemi shpallur zonat prioritare zoti kryeministër.
Rama: Ku i ke çuar? I çon te ministri i qeverisjes vendore.

Hajdari: Jemi duke pritur përgjigje nga ASHK-ja.
Rama: Nëse pret përgjigje nga ASHK-ja, s’ke kuptuar ligjin.

Kritika edhe për kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun

Rama: O Gëzim po ti si më zhgënjeve sot. Ti je legjenda e pushtetit vendor sa mandate ke 7 apo 8.

Topçiu: Në fakt dhe ne kemi punuar që aplikimet janë bërë. Jemi duke përpiluar hartën. Nuk është për t’u justifikuar por do ta bëjmë.

Kryeministri Rama ka kritikuar gjithashtu dhe bashkinë e Pogradecit

“Nuk po flas për Pogradecin se është i zënë me territoret e antikitetit të thellë. Tani në fund na doli që të gjithë fermerët e Evropës origjinën e punës e kanë pasur në Pogradec. Ke pasur Adamin e fermerëve në Pogradec, tani duhet të kesh investime në këtë drejtim”, tha Rama.

Edi Rama iu drejtua dhe kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit:

“Kjo vlen deri tek Benet Beci, që ka qenë promotori i kësaj paketa dhe unë Shkodrën nuk e shoh këtu. E kemi nisur këtë punë bashkë kur ti nuk kishe mjekër. Unë kisha dhe ti nuk kishe, tani mjekra të është bërë si mua dhe harta nuk ka ardhur akoma.

Edhe Memaliaj edhe Fushë Arrëzi që janë këtu, hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu nuk kanë sjellë gjë, kështu që ju kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas dhe djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë flenë gjumë. Brenda muajit tetor duhet të vijnë hartat”, tha Rama.

Share This Article