E motra e tij, Hygerta Meta është dënuar me 8 vite burg, ndryshe nga 30 vitet që kishte kërkuar prokuroria, ndërsa i vëllai, Amarildo Meta është dënuar me 5 vite burg. E ëma e tre fëmijëve, bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta është dënuar me 3 vite burg.
Prokuroria e Durrësit, kishte kërkuar dënimin për Hygerta Metën me akuzat për “Vrasja pёr shkak tё marrdhёnieve familjare” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomёs”. Gjykata vendosi të ndryshojë akuzën për vrasje, duke e zëvendësuar me “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe duke e dënuar me 8 vite burgim.
I ndjeri Pëllumb Meta u vra mesditën e 12 shkurtit 2024 pasi u kthye nga puna. Në kuzhinën e banesës së tij, ai u qëllua me armë nga djali Hysen Meta, ku e pranishme ishte edhe vajza Hygerta Meta. Djali qëlloi 4 herë në drejtim të tij, por u prek nga 3 plumba, 1 në kokë dhe 2 në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pasi vranë babain, motër e vëlla e fshehën krimin duke zhdukur provat si dhe duke groposur kufomën e të atit dhe duke fshehur provat.
Për fshehjen e kufomës dhe të provave ishin të përfshirë edhe vëllai tjetër Amarildo dhe nëna e tyre Blerina.
Pasi zhdukën të gjitha provat, djali Hysen Meta shkoi në Policinë e Durrësit dhe bëri kallëzim me pretendimin se babai i tyre ishte larguar nga banesa.




