FOTO/ Aksident, 5 makina dhe 1 autobot përplasen me njëra-tjetrën, 2 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident masiv është regjistruar disa minuta më parë në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i shoferit”.

Në aksidentin e frikshëm janë përfshirë 5 automjete, mes tyre një autobot i cili po transportonte çimento.

Siç shihet në foto makinat janë dëmtuar pasi kanë përplasur njëra-tjetrën, ndërsa autoboti shihet se është përmbysur në anë të rrugës.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur 2 persona të cilët janë dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Lushnjës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një kalim rruge dytësore, si dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article