Analisti: 1 anëtar i qeverisë është shpallur non-grata në ShBA

Jugulajm.net
1 Min Read

Një tjetër qeveritar është futur në ‘listën e zezë’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo ishte deklarata e analistit Lorenc Vangjeli në një studio televizive .

Sipas Vangjelit dikush nga tryeza qeveritare i ka kthyer përgjigje negative amerikanëve, por këtë infromacion analisti e la ‘në hije’ duke mos dhënë më tepër detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Është vetëm fillimi. Nisur nga hetimet e mëparshme të SPAK, çfarë duket është shumë më pak se çfarë vjen më pas. Ajo që vjen më pas është dhe më e rëndë… një tjetër lëvizje tektonike pritet të vijë. Është një sekret publik që qarkull në Tiranë për një tjetër anëtar të tryezës qeveritare, u ka thënë jo amerikanëve. Kanë shumë instrumente për të ndërhyrë, dhe një nga instrumentet është non-grata”, tha Vangjeli.

Share This Article