LAJM I FUNDIT!!(FOTO)Aksident i 3-fishtë, “Benzi” përplaset me “Opelin” dhe kamionçinën, plagoset 1 grua

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin  rrugor “Sarandë–Delvinë”, në afërsi të fshatit Shijan.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, tipave “Opel” dhe “Benz, ku automjeti i fundit është përplasur më pas edhe me një kamionçinë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar lehtë një grua, pasagjere në automjetin “Opel”.

E lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga aksidenti ka dëme të mjaftueshme materiale.

Policia është në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Share This Article