VIDEO/ Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka: Gys Agasi shkarkoi 4 ministra, ja cilët…

Jugulajm.net
1 Min Read

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, ka deklaruar se Ergys Agasi ka shkarkuar katër ministra.

Noka thotë se ai kishte fuqi nga kryeministri Rama.

“Kush janë tre shtyllat e sigurisë kombëtare të një vendi? E para është Ministria e Brendshme me policinë e shtetit. Një kjo është në duart e Gysit dhe të karteleve. Ilir Prodën, Ardi Veliun, kush i caktoi drejtor? Të gjithë kartelet. Jemi tashmë të qartë të gjithë ne këtu që ky është Llamallari ministri i katërt që është shkarkuar nga Gys Agasi i katërti. Të konfirmuar 100%. Bledi Çuçi një, Tao dy për përplasje personale dhe Ervin Hoxha tre dhe Lamallari katër janë katër ministrat të cilit i ka shkarkuar Gys Agasi. Pra kjo është shtylla kryesore e sigurisë në vend. Kush është shtyllë tjetër përveç policisë e sigurisë kombëtare? Është Ministria e Mbrojtjes. Në duart e kujt është? Të Gys Agasit dhe të Ron Yeffet. Ikën dy shtylla të sigurisë kombëtare ranë. Kush është shtyllë tjetër e sigurisë kombëtare? Shërbimi informativ në duart e Gys Agasit dhe të karteleve”.- u shpreh Noka.

Share This Article