Arrestohet 18-vjeçari, aksidentoi me motor 14-vjeçaren dhe u largua

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka aksidentuar një vajzë 14-vjeçare me një motomjet, që e drejtonte pa leje drejtimi dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:10 në fshatin Shalës.

Sipas Policisë, i riu me inicialet A. N., banues në Belsh, po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi kur ka përplasur 14-vjeçaren.

Pas aksidentit, 18-vjeçari dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur menjëherë veprimet hetimore dhe ka arritur ta identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të riun.

Ai është ndaluar në flagrancë nga specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe akuzohet për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimin nga vendi i aksidentit”.

14-vjeçarja është dërguar në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë për vijimin e procedurave dhe hetimeve.

Share This Article