Itali, gjendet i pajetë studenti shqiptar, i zhdukur prej 20 ditësh

Jugulajm.net
1 Min Read

Studenti shqiptar Ferdinand Nokaj, 25 vjeç, është gjetur i pajetë në brigjet e lumit Adige, në Grumo të Italisë.

Sipas mediave të huaja, trupi i të riut u gjet më 5 shtator, por familja nuk kishte dijeni se ai ndodhej në morgun e spitalit Santa Chiara në Trento. Vetëm më 25 shtator, babai i tij arriti ta identifikonte përmes fytyrës dhe një tatuazhi në gjoks.

Sipas mediave italiane, pak orë para mesazhit të fundit, Ferdinandi i kishte treguar familjes se ishte sulmuar në Rovereto nga disa të rinj shqiptarë. Ai kishte shenja në fytyrë dhe ishte i frikësuar. Babai i kishte kërkuar të denonconte rastin te karabinierët.

Pas zhdukjes së tij, familja ndërpreu pushimet në Shqipëri dhe nisi kërkimet për 25-vjeçarin.

Prokuroria e Trentos ka hapur një dosje për nxitje të vetëvrasjes, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së studentit shqiptar.

Share This Article