Policia e Sarandës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim personin përgjegjës për zjarrin në fshatin Livinë të Finiqit, nga i cili u dogjën pjesërisht 3 banesa, dhe u rrezikuan disa të tjera.
Falë inteligjencës policore dhe veprimeve profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit Mario Buzuka, 36 vjeç, banues në fshatin Livinë, i cili pasi ka vënë zjarrin në tokën e tij dhe ka parë se zjarri i ka dalë jashtë kontrollit, është larguar menjëherë.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, shërbimet policore, zjarrfikësit, emergjencat civile dhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes po vijojnë intensivisht punën për shuarjen e zjarrit.