Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 3 blegtorë që protestuan ditën e djeshme, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.
35-vjeçari me iniciale A. I., banues në Sarandë, 51 vjeçari me iniciale D. M., banues në fshatin Picar, Gjirokastër dhe 49 vjeçari me iniciale A. S., banues në fshatin Golem, Gjirokastër, akuzohen për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasit A. I., 35 vjeç, banues në Sarandë, D. M., 51 vjeç, banues në fshatin Picar dhe A. S., 49 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, këta shtetas organizuan një protestë, nga e cila u penguan lëvizja e mjeteve në këtë zonë.