FOTO/ Aksident i trefishtë, përmbyset “Fordi”

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident është regjistruar para pak minutash në unazën e qytetit të Pogradecit.

Në aksident janë përfshirë 3 mjete, dy mjete në qarkullim dhe një tjetër i parkuar.

Mësohet se nga aksidenti janë regjistruar dëme të shumta materiale por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po merret me shkaqet e aksidentit.

Dyshimet e para janë se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e automjeteve dhe humbja e kontrollit të tyre.

Share This Article