AMP arreston policin, kërcënoi dhe dhunoi një shtetas

Jugulajm.net
1 Min Read

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

“Arrestimi u bë pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babanë e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës”, bëri me dije AMP.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Share This Article