Ambasada e SHBA-së në Tiranë, informon se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve është aktive në vend. Ambasada vë në dispozicion edhe kontaktin me DEA-n për këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës dhe pastrimit të të ardhurave nga droga. Në reagim, thuhet se të dhënat do të mbahen të fshehta, ndërsa shton se SHBA-të mbeten të përkushtuara të punojnë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimit të parave.
”Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta.
Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”.




