Aksident, makina përplas dhe merr zvarrë 1 person te vijat e bardha

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident tej mase i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Astirit, në Bulevardin Migjeni, Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një burrë është përplasur nga një automjet ndërsa po kalonte vijat e bardha.

Burme bëjnë me dije  se viktima është piktor, i cili është tërhequr rreth katër metra zvarrë pas përplasjes.

Ai raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Traumës, në gjendje kome.

Share This Article