Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. T., 28 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se më datë 13.05.2025, ka vjedhur një laptop në ambientet e shkollës 9-vjeçare në Përmet.
Laptopi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




