Ndalohet 71-vjeçari, ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren, vinte edhe baste sportive

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka ndaluar një shtetas 71-vjeçar, pas kallëzimit të bërë nga një vajzë 21-vjeçare se ai e kishte ngacmuar seksualisht.

Në momentin e ndalimit, iu sekuestrua telefoni ku iu gjetën të hapura faqe për baste sportive, çka ngre dyshimin se ai ishte përfshirë dhe në një shkelje tjetër të ligjit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin M. M., 71 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, ka kallëzuar një 21-vjeçare, se ai e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë këqyrjes së celularit të shtetasit M. M. u konstatuan të hapura faqe për baste sportive”., njofton policia.

Share This Article