Një 60-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ai ndërroi jetë në spital ku u dërgua pasi dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
“Shtetasi M. D., 60 vjeç, banues në fshatin Muriqan, dyshohet se ka pirë lëndë helmuese. 60-vjeçari u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por me gjithë ndihmën mjekësore, ka humbur jetën”, njoftoi Policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.