LAJM I FUNDIT/ Greqi, vritet me armë zjarri shqiptari 41-vjeçar, ja detajet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 41-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të enjte në Greqi.

Shqiptari u gjet i vrarë brenda një vreshti në një zonë rurale në Rafinë.

Mediat greke shkruajnë se 41-vjeçari arriti të të kontaktonte familjen e tij përpara se të humbte jetën dhe ia tregoi gruas së tij emrin e autorit që e kishte qëlluar.

Viktima rezultonte me precedent të mëparshëm penal.

Nga burimet paraprake, edhe autori dyshohet të jetë shqiptar dhe i njohur për autoritetet për trafikim të lëndëve narkotike.

Share This Article