EMRI/ Identifikohet 41-vjeçari shqiptar i vrarë në Greqi

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën rurale të Rafinës, pranë Athinës, ku një burrë 41-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në një vresht, i qëlluar me armë zjarri në fytyrë.

Viktima është identifikuar si Altin Arapaj, një shtetas shqiptar me precedentë penalë në Greqi, i njohur për përfshirje në çështje droge dhe vepra të tjera penale ndërsa hetuesit dyshojnë se vrasja e tij lidhet me larje hesapesh personale.

Po ashtu dhe burri i përmendur si autor i vrasjes, që sipas gruas i është thënë në telefon nga vitkima, është po ashtu me origjinë shqiptare dhe i njohur për autoritetet për përfshirje në raste droge ndërsa tashmë është shpallur në kërkim.

Zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar dhe hetimet janë në vijim për dokumentimin e plotë të vrasjes dhe kapjen e autorit.

Share This Article