Specialistët për Hetimin e Narkotikëve Gjirokastêr, lokalizuan dhe kapën shtetasin në kërkim S. B., 42 vjeç, banues në Memaliaj. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë me vendim të datës 16.07.2025, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 8 muaj burgim (të cilit i kanë mbetur për të vuajtur 7 muaj e 9 ditë burgim), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




