Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 50 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka vjedhur disa sende te ndryshme, në magazinën e vëllait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.