Këshilli i Ministrave ka vendosur zgjatjen e afatit për pasaportat dhe kartat e identitetit të skaduara. Vendimin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në një komunikim me gazetarët.
Ervin Hoxha: Sot Këshilli i Ministrave miratoi një akt shumë të rëndësishëm për zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Kjo situatë e krijuar që do të zgjidhë shumë shopejt ngërçin e krijuar. Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Me miratimin e këtij akti, do të kenë mundësi që të gjithë shtetasi shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të ushtruar të drejtën e votës si një e drejtë.