Së fundi, ishte radha e Enkileda Carja, e cila ka shkëlqyer në Kampionatin Europian për U15-U17 në Moldavi.
Ajo realizoi një performancë fantastike në stilin e shkëputjes, ku në provën e parë arriti të ngrejë shtangën 81 kilogramë, duke thyer rekordin Europian, ndërsa siguroi edhe medaljen e artë.
“Një super performacë nga sportistja elitare e ekipit kombëtar shqiptar Enkileda Carja, e cila arriti 81 KG në stilin e shkëputjes në provën e parë duke thyer kështu rekordin evropian në peshën 59 KG. Shqipëria merr medaljen e artë në Kampionatin Evropian për U15-U17 në Moldavi nga Enkileda Carja!”, njfoton Federata Shqiptare e Peshëngritjes.