FOTO/ Merr zjarr magazina, dëme materiale

Jugulajm.net
1 Min Read

Një magazinë me bazë ushqimore për blegtori është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në fshatin Çërravë të Pogradecit.

Aktualisht nuk raportohet për persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Flakët po lokalizohen nga shërbimet zjarrëfikze të Pogradecit, të cilat pas marrjes së njoftimit kamë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët.

Aktualisht nuk raportohet rrezik për shpërndarje të zjarrit në objekte të tjera.

Paraprakisht zjarri mund të ketë nisur për shkaqe aksidentale, por një grup hetimor pritet të zbardhë shkaqet zyrtare.

Share This Article