Humb kontrollin e motorit, plagoset rëndë drejtuesi 28-vjeçar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i tij.

I plagosuri është 28 vjeç, banues në Ksamil. Ai është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit të Sarandës.

Sipas bluzave të bardha, 28-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe në këmbë dhe, pas marrjes së ndihmës së parë, është shtruar në pavijonin e kirurgjisë për trajtim të specializuar.

Policia e qarkullimit, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Share This Article