EMRI-FOTO/ 25-vjeçarja i jep fund jetës, familjarët kallëzojnë bashkëshortin në Polici

Jugulajm.net
1 Min Read

Vajza që shikoni në foton e mësipërme një ditë më parë ndërroi jetë në QSUT, si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë.

Ajo është 25-vjeçarja nga Lezha, Xhuana Nikolli

Sipas familjararëve e reja ka pirë lëndën helmuese për shkak të konflikteve me bashkëshortin. Pas ngjarjes së rëndë ata kanë bërë kallëzim në komisariatin nr.2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj me pretendimet se e dhunonte.

Si pasojë Policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin e Nikollit. Policia ka kryer kontrolle në banesën e tij në Lezhë, por nuk është gjetur.

Ndërkohë sipas raportimeve në trupin e të ndjerës janë konstatuar shenja dhune. Xhuana Nikolli ishte me origjinë nga Lezha dhe jetonte në Shëngjin. Ajo kishte studiuar për drejtësi.

Share This Article