LAJM I FUNDIT/ Aksion i policisë greke pranë Koshovicës, 3 kultivues droge arratisen drejt Shqipërisë…

Jugulajm.net
1 Min Read

Aksion i Policise Greke prane kufirit shqiptar, eleminohen 2 mije rrenje kanabis, tre kultivuesit ne arrati brenda territorit shqiptar. Autoritetet policore helene permes droneve kane zbuluar nje parcele te madhe prane fushes se fshatit Koshovicë, perbri kufirit me Shqiperine.

Aksioni i policise helene kishte per synim dhe te kapte kultivuesit shqiptare, te cilet parcelen e kanabisit ne territorin grek e ruanin nga territori shqiptar permes nje kasolleje.

Autoritetet greke kane kerkuar ndihmen e homologeve shqiptare per te zbuluar dhe kapur autoret, qe ruanin dhe kultivonin kanabisin ne territorin grek, nderkohe qe qendronin ne pjesen shqiptare ne fushen e fshatit Koshovicë.

Ne ndjekje te tyre jane vene forca policore dhe mesohet se jane ne brendesi te territorit shqiptar.

Ende nuk dihet identiteti i tyre.

Share This Article