FOTO/ Aksident, “Audi” përplaset me “Skodën”, 3 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në aksin rrugor “Lushnje-Berat”, pranë fshatit Qerret në Lushnje.

Bëhet me dije se dy automjete, një “Audi” ngjyrë gri dhe një “Skoda” e kuqe janë përplasur kokë më kokë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas të dhënave paraprake, tre persona janë dërguar me urgjencë në spital, dy prej tyre ndodheshin në automjetin Audi dhe një në Skodën e dëmtuar rëndë.

Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka viktima nga ky aksident.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve dhe transportimin e tyre drejt spitalit të Lushnjes.

Share This Article