Behet fjale per Ermir Mahilajn, mjekun gjirokastrit me pervoje i cili sapo ka marre kontaktin e pare me punonjesit e Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor te Gjirokastres.
Ermir Mahilaj, eshte mjek imazherist prane Spitalit Rajonal te Gjirokastres prej shume vitesh. Ka nje pervoje te gjate profesionale ne profilin e diagnostikimit te semundjeve te ndryshme permes imazheve ne skaner, grafi apo dhe kompjuter. Eshte nje prej specialisteve te pakte ne jug te vendit ne kete profil te mjekesise.
Karakterizohet nga fryma e larte e pergjegjshmerise profesionale dhe mjaft i komunikueshem dhe sqarues me pacientet e ndryshem. Ermir Mahilaj ka qene nje prej tre kandidateve qe u perzgjodh nga Ministria e Shendetesise ne kete post ku ne gare ishin Kristaq Çuçani shef i burimeve njerezore ne kete drejtori dhe Nie Shalari kryeinspektore ne ISHSH Gjirokaster.
Mjeku imazherist Ermir Mahilaj, deri me sot ka qene drejtor ne ISSH dhe zëvendësoi në këtë post Edi Sinojmerin i cili u dorëhoq.




