Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, ja sa ishte magnituda…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, konkretisht në Çamandë të Filatit.

Lëkundjet sizmike janë ndier në orën 06:14 dhe janë ndjerë edhe në qytetin e Sarandës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet e forta kanë zgjuar shumë banorë në orët e para të mëngjesit.

Institucionet përkatëse po monitorojnë situatën dhe do të japin informacione të mëtejshme në rast se do të ketë zhvillime të reja.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur