EMRI/ Gjendet i mbytur sarandjoti 40-vjeçar, ishte duke peshkuar

Jugulajm.net
1 Min Read

Kishte shkuar për peshkim, mbytet gjatë natës një zhytës në Liqenin e Butrintit.

Ardit Alikaj, 42 vjeç, banor i Sarandës ka humbur jetën rreth orës 3 të mëngjesit gjatë kohës kur ishte zhytur për të peshkuar.

Mësohet se Alikaj ishte duke peshkuar me veshje palombari.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet Alikajt i ka shpërthyer bombola e oksigjenit. Trupi i tij është konstatuar në sipërfaqe nga shoku i tij, i cili ka njoftuar policinë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article