Ardit Alikaj është 40-vjeçari sarandjot, që u gjet i mbytur këtë të diel në Ksamil.

40-vjeçari baba i dy fëmijëve kishte shkuar për të peshkuar rreth ores 03:00 të mëngjesit në lume për të lënë atje frymën e fundit.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se Alikajt i ka shpërthyer bombola e oksigjenit.

Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e qytetit dhe më pas drejt Tiranës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.