I riu që shikoni në foton e mësipërme është i shpallur në kërkim nga policia. 25-vjeçari Eraldo Fizi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, Xhuana NikollI, e cila humbi jetën një ditë më parë në QSUT pasi konsumoi fotoksinë.
“U shpall në kërkim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, shtetasi E. F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë Fotoksinë. Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.
Fizi dhe Nikollaj ishin martuar në qershor të vitit 2025, por për shkak të konflikteve ishin ndarë pas tre muajsh. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të kapur të dyshuarin.




