Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dukagjin.
Mësohet se nga atentati një person ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë që një tjetër është plagosur rëndë.
Viktima është identifikuar si Zef Guri, ndërsa Gjin Guri është plagosur rëndë.
Shkaqet e krimit janë ende të panjohura.
Kjo është vrasja e tretë radhazi në dy ditët e fundit.
Kujtojmë dje ka pasur vrasje në Rrëshen, sot në mengjes në Durrës dhe tani në mbrëmje në Dukagjin.