Mbyllja e Spitalit të Tepelenës, reagon deputeti Shehu: Degradim i shëndetësisë në Qark

Jugulajm.net
2 Min Read

Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, ka reaguar per mbylljen e Spitalit te Tepelenes.

Permes nje reagimi ne fb Shehu ka cilesuar mbylljen e ketij institucioni te rendesishem shendetesor, si degradim te shendetesise ne Qarkun e Gjirokastres.

Ja reagimi i plote i Shehut:

Tepelene, mbyllja e spitalit, degradim i shendetesise ne Qark!
Mbyllet dhe spitali i Tepelenes mbas atij te Memaliajt, e mungeses se funksionimit te atij te Permetit.
I vetmi spital qe “punon” ne Qark, ai i Gjirokastres eshte ne veshtiresi e mungesa qe po e cojne drejt shkaterrimit.
Kujdesi paresor e laboratoret publike pothuajse nuk egzistojne.
Qytetare perpara dilemes, ose pa sherbim shendetesor, ose duhet te paguajne nga xhepi per te privati.
Ne fakt degradimi i sistemit shendetesor po ndjek degradimin e plote te Qarkut ne ekonomi, bujqesi, aresim, universitetit, administrate…
Por degradimi i shendetesise eshte nje tjeter shkak madhor i braktisjes masive nga popullesia e atij Qarku plot tradita, histori, kulture etj.
Edhe kjo nje politike shendetesore pa vizion, e pa pergjegjeshme, pa te ardhme.
Sepse ai Qark ka nevoje edhe mundesi per shume sherbime mjekesore alternative, reabilituese, parandaluese, kujdesi te vazhduar etj, qe mund te aktivizohen aty.
Por ky rregjim zgjedh rrugen me shkaterruese e denigruese per ate popullate, qe ka shume nevoje per kujdes shendetesor.
Share This Article