Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në komunikimin e rradhës live në rrjetet sociale se aksioni për lirimin e hapësirave publike është një proces i vazhdueshëm dhe jo i nisur tani.
Ai sqaroi se qëllimi nuk është të pengohen nismat private, por të mbrohet interesi i qytetarëve.
Sipas tij, hapësirat publike dhe trotuaret janë për komunitetin dhe duhen respektuar.
“Është e rëndësishme të kuptohemi që ideja nuk është të ndëshkojmë. Do hiqen të tëra. Do hiqen hap pas hapi dhe është shumë gjë e mirë që të gjithë ju të merrni pjesë në këtë proces, duke çuar në mënyrë të vazhdueshme denoncime. Do hapet dhe një portal i posaçëm. Siç u nda mendja që nuk ndërtohet te Lana etj., do të ndahet mendja që nuk mund të ndërtohet vend e pa vend. E mira është që kemi vendosur plazhe publike. Jemi më mirë se vjet, por jo aq mirë sa duhet të ishim. Plazh publik, nuk mund të jetë vetëm një zonë bosh. Sigurisht që do ketë vende për ata që kanë nostalgji për peshqirin…
Do bëjmë ndëshkime të atilla që mos t’i shkojë mendja njeriu të fillojë lojën nga e para. Pastrojmë te “21 Dhjetori”, pastrojmë te “Komuna e Parisit”, pastrojmë te “5 Maji” etj. Do të duhet të nisim me projekte të bukura urbanistike. Nuk mund të ndërtojnë pallate brenda pallatit, por mund të ndërtojnë parkime me dy-tre kate. Nga ana tjetër, kemi nisur punën me një nga ekspertët më të famshëm në botë, i cili ka filluar punë në shumë qytete dhe është bërë i famshëm nga “Super-blloqet e Barcelonës”, u shpreh kryeministri Rama.




