Procedohet farmacistja në Gjirokastër, iu gjetën ilaçe pa pullë fiskale

Jugulajm.net
1 Min Read
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Ç., 57 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të kryer në farmacinë e saj, u gjet një sasi ilaçesh, pa pullë fiskale. Ilaçet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Share This Article