Nga Tritan Shehu-Deputet i PD Qarku Gjirokastër
Nesër nis akti i fundit i një anti-reforme që godet rëndë Qarkun e Gjirokastrës.
Libohova, Memaliaj dhe Këlcyra rrezikojnë të zhduken si bashki.
Me një të rënë të lapsit kërkohet të fshihen identitete, tradita, histori e kontribute qindravjeçare, duke dëmtuar njëkohësisht ekonominë dhe perspektivën e zhvillimit të gjithë Qarkut.
Kjo nuk është çështje partie, është çështje demokracie e zhvillimi!
Demokratë, socialistë dhe qytetarë pa përkatësi politike janë kundër.
Edhe të tre Këshillat Bashkiakë kanë votuar kundër!
Prandaj tani është koha që zëri qytetar të dëgjohet fort – në Tiranë dhe kudo!
Libohova, Memaliaj dhe Këlcyra nuk janë thjesht emra në një hartë.
Janë histori.
Janë identitet.
Janë komunitete.
Të mbrojmë Qarkun e Gjirokastrës!
Jo kësaj anti-reforme territoriale!




