Martesa e nxituar është shkaku që Anila ka sjellë djalin e saj, Andin në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. 27-vjeçari njohu një vajzë 18-vjeçare në Instagram dhe vendosi që të vinte nga SHBA në Shqipëri për ta takuar. Në dy javët e qëndrimit, Andi mori edhe familjen e tij që të njihte familjen e vajzës dhe të kërkonin dorën e saj.
Anila nuk e pëlqeu familjen e vajzës, megjithatë iu desh të pranonte vendimin e djalit. Më 18 nëntor 2022 çifti bëri fejesën dhe më 18 dhjetor celebrimin. E gjithë historia e dashurisë, nga njohja e deri te martesa ndodhi brenda 10 muajve. Më pas Andi u kthye në SHBA dhe nisi menjëherë procedurat për bashkim familjar. Punonjësi në SHBA i kërkoi që vajza të hapte një llogari bankare rrjedhëse.
Andi: Pasi nisim procedurën për të bërë vizën, vajzës i duhej të shkonte në bankë që të hapte llogarinë dhe atje bën një gabim vajza. Nuk hap llogari të rregullt për të bërë pagesa, por hap llogari kursimesh. Tani…
Anila: Shfrytëzim,shfrytëzim!
Andi: Tani unë e pres vajzën, ka qenë ora 4 e mëngjesit në Amerikën, sa i takon të jetë në Shqipëri për të më dhënë njoftimin që e ka mbaruar…
Anila: Rrinte pa gjumë, priste vajzën, pa gjumë!
Andi: Të më çonte numrin që të bëhej viza. E pres, nuk më shkruan. E marr në telefon, i them çfarë bëre? E bëra unë kartën, po mua më tha ai profesori që…
Ndërkohë Andi mban në dorë disa dokumente që rezulton të jetë urdhri i mbrojtjes që vajza ka marrë ndaj tij.
Eni Çobani: E gjithë kjo histori për 500 dollarë është bërë, 500 dollarë ke harxhuar ti për këtë?
Andi: Jo për 500 dollarë, thjesht se vajza ka thënë…
Anila: Vazhdojnë lekët t’i investojë djali im për të! Nuk është kjo! Sherri i divorcit që kërkoi ajo është 500 dollarëshi për shkollën që ajo…dhe akuzon djalin, mbaronte të mesmen dhe ky do t’ia vazhdonte shkollën që mos të shkëputej që këtej dhe i dërgoi 500 dollarë të kishte gjendje kjo dhe tani ajo në urdhrin e mbrojtjes i thotë që ti më ke kërcënuar për shkollë, je xheloz për shkollë!
Andi: S’është e vërtetë!
Anila: Kur unë jam një nënë që shkollën time dhe dijen time, jam shumë krenare që 9 fëmijë dhe nuk e kam vazhduar dot dhe e ka bërë djali im!
Andi: Pas kartës vajza fillon bëhet nervoze dhe thotë dua divorc!
Eni Çobani: Në çfarë date e kërkon divorcin se në 22 dhjetor u martove, kur ta kërkoi divorcin?
Andi: Dy javë më mbrapa, pasi kam ikur në Amerikë, dy javë më mbrapa dhe shkaku ka qenë për kartë banke, i kam thënë shko edhe njëherë ta rregullosh. Kjo tha nuk shkoj atje unë se do më thotë ja nuk di kjo si bëhen këto gjëra. Dhe më thotë unë nuk merrem me këto letra, me këto gjëra, a më jep divorcin? Dhe unë e kam pyetur, i kam thënë a je e sigurt që do të ndahesh se unë nuk jam martuar për t’u ndarë. Meqenëse ti do që të ndahesh, atëherë më pago mua shpenzimet të vij nga Amerika në Shqipëri dhe të jap divorcin, ti në punën tënde, unë në punën time se unë nuk kam si vij për të të dhënë divorc ty.