Gazetarja dhe ish banorja e BBVIP Rudina Demneri e cila për të gjithë njihet si Paloma, ka rrëfyer së fundmi një rast të pazakontë që i ka ndodhur shumë vite më parë. E ftuar në ‘Një natë me Aulonën’, Paloma tregon se në kohën kur kryeministri Edi Rama kandidonte për herë të dytë si kryetar i PS, Paloma ka shkuar ta intervistojë mirëpo mes tyre ndodhi një përplasje.

Rama i është drejtuar gazetares duke i thënë të largohet ose do ia priste kokën me sëpatë. Mirëpo, ajo shtoi se tashmë marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar dhe se Rama i ka kërkuar falje pas këtij episodi.

E kam thënë me sëpatën e famshme te Myslym Shyri. I ndërpreva shown ku po priste shtyllën dhe unë i shkova dhe e pyeta për parqet e fëmijëve. Kandidonte për herë të dytë si kandidat për kryebashkiak të Tiranë. Më tha ‘kush të ka sjellë ty këtu mi’. I thashë unë për parqet, keni premtuar. ‘Shko moj budallaqe’ më tha. Kujt i thua budallaqe i thashë. Nuk të shaj se dua të ruaj formatin. Shaj ai shaj unë, e kam ilustruar dhe më pamje në rrjete sociale.

Ndërkohë pati dhe një sherr tjetër që nuk u transmetua dhe pasi mori leje për t’ia kthyer në të njëjtën monedhë dhe i shkoj duke i thënë ‘urdhëro, çfarë kishe’. Mora zjarr, i karikova dhe doja vetëm sherr. Më tha ‘ik se do ta këpus kokën me sëpatë’, se iu shpif, nuk i ndahesha një sekond. Ose do ta çoja deri në fund, ose plasa”.

Paloma gjithashtu tregoi se asokohe, teksa përpiqej të merrte deklarata nga Sali Berisha, bodyguard-ët e tij e kanë shtyrë disa herë nga shkallët.