Modelja greke Maria Alexandrou e njohur si ylli vendas i filmave erotike, ka denoncuar se është përd’hunuar nga tre burra me origjinë shqiptare.
Denoncimi i saj është bërë në policinë e Selanikut, një ditë pas abuzimit të dyshuar.
Modelja përshkruan me detaje ngjarjen tronditëse dhe përmend tre persona si autorë të përd’hunimit të saj dhe thotë se ata ishin tre burra me origjinë shqiptare.
Ngjarja e rëndë, sipas saj ka ndodhur në orën 04:30, më 21 nëntor 2023.
Sipas saj, meshkujt që abuzuan me të ishin pronari i qendrës së bukurisë ku punonte, bashkëshorti si dhe ish-partneri i saj.
Ajo thekson gjithashtu se e gjithë skena është parë nga djali 16-vjeçar i ish-partnerit të saj , i cili ka filmuar abuzimin e saj me celularin.
Në dosjen e çështjes që publikoi sot gazeta greke protothema.gr, modelja dëshmon se tre personat me origjinë shqiptare e kanë futur me dhunë brenda një BMW-je të zezë.
Ajo thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën Christou Kanaki në Ampelokipi, ku shqiptarët i kanë marrë telefonin në mënyrë që të mos lajmëronte për ndihmë dhe më pas e kanë çuar në një zonë rurale të Selanikut.
Tortura e ish-modeles në duart e tre burrave zgjati mbi 12 orë, sipas asaj që ajo raportoi në polici.
E reja pretendon se të tre të rinjtë, njëri pas tjetrit me radhë, e detyruan secili të kryente marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.
Në një gjendje të mjerueshme, Maria Alexandrou u largua nga vendi i shkretë në këmbë pasi përd’hunuesit e saj të dyshuar e lanë atë atje.
Në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut, modelja ka njohur tre meshkujt nga fotot që i ka treguar policia teksa është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.
Nuk raportohet për arrestime.
Fotot e Maria Alexandrou pas torturave që ajo raportoi.