EMRI/ Humb jetën 18-vjeçari, u fut në lumë për t’u larë dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 18 vjeçar është mbytur ditën e sotme rreth orës 14:30, në fshatin Obot.

Policia njofton se i riu është futur për t’u larë në lumin Buna, dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit.

Si pasojë 18-vjeçari Remzi Duli është mbytur.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të Dulit.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur