Komisariati i Policise se Gjirokastres me shef te ri. Sapo eshte prezantuar ne ambjentet e Komisariatit te Policise se Gjirokastres, shefi i ri i tij Agim Troçi. Emerimi i tij ne kete detyre vjen pas nje pune te gjate dhe eksperience te shkelqyer ne radhet e Policise se Shtetit.
Agim Troçi zevendeson ne kete post Edmond Pjetraj, qe ka sherbyer ne krye te Komisariatit te Gjirokastres prej me shume se 1 viti e gjysme.
Kujtojme se Agim Troci u bë i njohur për shkak të gjestit të tij të guximshëm gjatë zjarreve masive në fund të muajit korrik të vitit të kaluar në Delvinë, ku ai arriti të nxjerrë nga zona e rrezikut një fëmijë 10-vjeçar dhe disa të moshuar.
Si pasojë e përfshirjes nga flakët dhe asfiksisë, ai pësoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në trup.




