Policia gjobit këmbësorët, nuk kaluan në vijat e bardha, ja sa lekë…

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka nisur gjobat ndaj këmbësorëve që kalojnë në mënyrë të gabuar rrugën.

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, uniformat blu kanë mbushur gjobat e para ndaj qytetarëve që nuk kanë kaluar pranë vijave të bardha.

Ata janë ndëshkuar me 1000 lekë gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kalimet e gabuara nga ana e këmbësorëve janë bërë shpesh burime aksidentesh.

Për të parandaluar këtë situatë, policia ka ndërmarrë këtë hap me qëllim sensibilizimin e të gjithë këmbësorëve që t’i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ndëshkimet do të vijojnë ndaj të gjithë shkelësve.

Share This Article