Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Durrës, ku një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë.
Mësohet se shkak për këtë veprim, nëna e 3 fëmijëve Bedrie Loka, e ka bërë pasi bullizohej në rrjetin social TikTok.
Dyshohet se kolegët e punës, ku 41-vjeçarja punonte në një fasoneri, i kanë hapur llogari denigruese në TikTok.
Por kjo ngjarje e rëndë është e paralajmëruar më para dhe mund të evitohej, nëse policia do të kishte bërë punën e saj.
Kjo pasi Loka një vit më parë kishte bërë denoncim në polici, për hapjen e llogarisë në këtë rrjet social. Por mesa duket, policia zgjodhi që të heshte dhe mos të merrte asnjë veprim për dënoncimin e 41-vjeçares.
Por tashmë edhe pse shumë vonë, policia ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje të gjithë personelin e fasonerisë me qëllim për të zbuluar personin apo personat që kanë hapur adresën false.