Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në segmentin rrugor Sarandë – Delvinë, pjesë e rrugës Sarandë – Kardhiq, pranë ish-pularisë në Shijan.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar.

Kujtojmë, se në këtë segment rrugor, në të cilin mungon totalisht sinjalistika, vetëm këtë javë janë shënuar 3 aksidente të njëjta, ku automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë përmbysur.