VIDEO/Riçelet Teatri i Kukullave në Gjirokastër, Bashkia përmbush premtimin e dhënë vogëlushëve të qytetit

Jugulajm.net
2 Min Read

Pas shumë vitesh mungesë, Teatri i Kukullave në Gjirokastër bëhet sërish funksional, duke i hapur rrugë shfaqjeve për fëmijë dhe aktiviteteve artistike edukuese.

Ky institucion ka pasur aktivitet të rregullt deri në fund të viteve ’90, ndërsa më pas shfaqjet u ndërprenë për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe mbështetjes financiare.
Me vënien në funksion të hapësirës teatrore, synohet që fëmijët të kenë akses në artin skenik dhe të ringjallet tradita e teatrit të kukullave, e cila ka qenë pjesë e jetës kulturore të qytetit ndër vite.

Ka qene ideja e drejtorit te Arsimit ne Bashkine e Gjirokastres, Arben Rexha, ku si artist me profesion, realizoi kete objektiv qe i kishte vendosur vetes prej vitesh dhe ku te rikthente edhe nje here duartrokitjet e vogelusheve ne skenen e Teatrit te Kukullave.

Zoti Rexha ne nje prononcim per Jugulajm.net ka falenderuar Bashkine e Gjirokastres e sidomos kryebashkiakun Flamur Golemi, qe u gjend dhe mbeshteti idene e riçeljes se Teatrit te Kukullave, i cili do te jete destinacioni i radhes i vogelusheve.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se teatri do të ketë një program të dedikuar për publikun e vogël, duke e kthyer atë në një pikë të rëndësishme kulturore për familjet e Gjirokastrës.

Share This Article